
Një burrë amerikan është vrarë në një ishull të largët nga gjahtarët e komunitetit Sentinelese, që besohet të jetë fisi i fundit para neolitit, i cili ka shmangur kontaktin me botën e jashtme për 60.000 vitet e fundit.
Misionari John Allen Chau, 27 vjeç, u dërgua në Sentinel të Indisë pjesë e ishujve Andaman dhe Nicobar nga peshkatarët vendas më 16 nëntor, pas një përpjekjeje të dështuar vetëm dy ditë më herët. Ai udhëtoi vetëm për të zbarkuar në një kanoe.
Trupi i tij u zbulua nga peshkatarët i mbushur me shigjeta dhe gjysmë i varrosur në rërë të nesërmen, por ende nuk është tërhequr pasi fisi, që besohet të numërojë 50 deri në 150 persona, është agresiv ndaj të huajve.
Ai u dërgua në ishull me varkë, ndërsa vazhdoi i vetëm në ishull. Në këtë ishull fisi jeton i shkëputur tërësisht nga bota e jashtme. Sapo shkeli në tokën e ishullit, ai u gjend nën breshërinë e shigjetave, por kishte vazhduar të ecte. Më vonë, anëtarët e fisit e kishin zënë dhe e kishin tërhequr zvarrë me një litar të lidhur rreth qafës, shkruan BBC.
Ndonëse e kanë kryer një krim, fisi nuk mund të ndiqet penalisht sepse kontakti me ta është i ndaluar. Policia indiane tha se rasti i vrasjes është regjistruar dhe se janë arrestuar shtatë persona në lidhje me këtë vrasje. Ndonëse emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar, besohet se të arrestuar janë peshkatarët që e dërguan viktimën në ishull.
Policia tha se viktima kishte dëshirë të madhe për t’u takuar me anëtarët e fisit. Ai kishte udhëtuar edhe më herët në disa ishuj tjerë me qëllimin e njëjtë. Trupi i tij është parë nga peshkatarët por ende nuk është dorëzuar te familjarët.
Grupi i shtatë peshkatarëve që e çuan atë në ishullin Sentinel të Veriut janë arrestuar të gjithë. Mediat lokale kanë raportuar se Chau mund të ketë dashur të takojë fisin për të predikuar krishterimin tek ata.
"Policia tha se Chau kishte vizituar më parë ishullin Sentinel rreth katër ose pesë herë me ndihmën e peshkatarëve vendas", tha për BBC Indi gazetari Subir Bhaumik, i cili ka mbuluar ishujt për vite me rradhë.
Në vitin 2017, qeveria indiane tha se fotografimi ose bërja e videove të fiseve abdinjane Andaman do të dënohej me burgim deri në tre vjet.
Agjencia e lajmeve AFP citoi një burim të thoshte se Chau ishte përpjekur dhe nuk arriti në ishull më 14 nëntor. Por pastaj u përpoq përsëri dy ditë më vonë.
Sentinelese tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në prag të cunamit aziatik 2004, kur një anëtar i fisit u fotografua në një plazh, duke gjuajtur shigjeta në një helikopter.



