Shehi kundër Berishës dhe Bashës: Ka ardhur koha për ndryshim radikal

Shehi kundër Berishës dhe Bashës: Ka ardhur koha për ndryshim radikal

“Nuk jam me asnjërin por jam kundër të dyve”, kështu u shpreh mbrëmjen e sotme nga emisioni “Të Paekspozuarit në MCN TV kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi teksa u pyet për kreun e PD Lulzim Basha dhe ish-liderin Sali Berisha.

Shehi  tha se ka ardhur koha për ndryshim radikal në skenën politike shqiptare, pasi prej vitesh po shihen të njëjtat gjëra dhe të njëjtët njerëz.

“Për mua nuk ka të drejtë asnjëri. Unë jo vetëm nuk jam me asnjërin por jam kundër të dyve dhe opozita duhet të fillojë nga kjo lloj formule. Pas kaq vitesh që shikojmë të njëjtat skena ka ardhur koha të kemi një ndryshim radikal. A ka të drejtë Berisha brenda asaj që po bën? Sigurisht që ka të drejtë, ai ka shumë njerëz përreth, ka qenë president, kryeministër, ka shumë armë për këtë punë, ka tifozët e vet, por përtej këtyre ka edhe ata që nuk pëlqejnë Lulin sepse Luli i meriton kundërshtarët sepse vetëm ka humbur. Mund të humbësh 30 vite në politikë por mënyra se si humb dhe si justifikon humbjen është e rëndësishme. Berisha 8 vite aty ka qenë, edhe pas datës 25 aty ka qenë. Përdera s’je i zoti të na drejtosh lind e drejta për reagim. Ata numrat që ai ka mbledhur janë të vërteta. Ai ka popullaritetin dhe masën me vete, nëse e ka të drejtën me vete këtë do ta tregojë koha”, tha Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy