
Aktiviteti i kompanisë, Bankers Petroleum në Patos-Marinzë është bllokuar me urdhër të Doganave për shkak të mosshlyerjes së një gjobe 120 milionë euro për akcizën e holluesit të naftës, vendosur në vitin 2019.
Malvin Goxhaj, zëvendës kryetar i SSH tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se aktualisht e gjithë puna është ndalur.
Sipas Goxhajt, nëse kompania nuk do të vazhdojë të operojë do të lindin probleme me pagat e punonjësve.
Jo aktualisht është ndalur puna në fushën naftëmbajtëse në Patoz Mariznë. Të gjitha veprimtaritë janë ndalur. Kemi informacion të përgjithshëm që na është sjellë nga kompania dhe shpjegohet sado pak situata që është e lidhur me bllokimin nga dogana për mospagesë.
Aty ka dhe puse të rrezikshme që operojnë me presione të larta dhe janë me përmbajte të lartë gazi helmues H2S.
Ne nuk kemi kryer protesta për pagat e prapambetura se Bankers i ka shlyer pagat. Nga ky moment e më pas besojmë se nëse kompani nuk do të vazhdojë të operojë, besoj do të ketë probleme dhe me pagat.



