Rama: Së shpejti do të çelim një aeroport të ri përballë Korfuzit

Rama: Së shpejti do të çelim një aeroport të ri përballë Korfuzit

Kryeministri Edi Rama bëri me dije nga Berlini se në Shqipëri do të çelet një aeroport i ri përballë Korfuzit, në skajin jugor të vendit.

Duke folur nga panairi Ndërkombëtar për Turizmin, Rama tha që ai do të menaxhohet nga Aeroporti i Mynihut

Shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri, dhe meqë ra fjala do të menaxhohet nga Aeroporti i Mynihut. Ka hapësirë për më shumë pasi aeroporti i kryeqytetit është i mbipopulluar tashmë. Aeroporti i ri që do hapet këtë vit është më në Jug, dhe u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit Jon. Kemi edhe një aeroport në Veri që është i vogël dhe po planifikojmë një të katërt në skajim më jugor, praktikisht përballë Korfuzit, sepse mbingopje të aeroportit të Korfuzit, dhe kemi kuptuar që ka një nevojë për një aeroport të vogël sezonal në skajin jugor. Kemi shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe shumë të tjera që do të vijnë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte drejt SHBA-ve”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy