Përmbytjet godasin Europën Qendrore dhe Lindore, katër të vdekur në Rumani

Përmbytjet godasin Europën Qendrore dhe Lindore, katër të vdekur në Rumani

Katër persona kanë vdekur në Rumani për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Europën Qendrore dhe Lindore. Po sot, një alarm i lartë përmbytjesh u shplla në 38 zona të Republikës Çeke.

Në kryeqytetin Pragë, janë ngritur barrierat për përmbytjet, argjinaturat, dhe është mbyllur për publikun koopshti zoologjik, thanë autoritetet çeke. Evakuimet kanë nisur edhe në Poloni pasi lumenjtë ngrihen në nivele të rrezikshme. Katër personat e vdekur u gjetën në rajonin juglindor rumun të Galatit gjatë një operacioni kërkimi dhe shpëtimi, konfirmuan shërbimet e urgjencës për agjencinë e lajmeve AFP. “Dhjetëra njerëz u shpëtuan nga shtëpitë e tyre në 19 zona të vendit”, shtuan ata.

Në Poloni ministri i Brendshëm Tomasz Siemoniak tha se banorët në qytetet e vogla pranë kufirit çek të Morow dhe Glucholazy, po përballeshin me një situatë të rrezikshme. Në Glucholazy niveli i lumit kishte tejkaluar nivelin e sigurt me dy metra dhe banorët që jetonin në rrugët e afërta janë evakuuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy