Si t'i mbani mushkëritë të shëndetshme?

Si t'i mbani mushkëritë të shëndetshme?

Koronavirusi ju godet atje ku jetoni dhe merrni frymë, fjalë për fjalë, duke sulmuar mushkëritë tuaja. Kjo është arsyeja pse mbajtja e mushkërive tuaja të shëndetshme gjatë kësaj krize është kaq e rëndësishme. Ju ndoshta keni dëgjuar për një sërë sëmundjesh të mushkërive, përfshirë astmën, COPD (sëmundje kronike obstruktive e mushkërive), bronkit dhe kancer.

Sipas CDC, çdo vit e më shumë njerëz vdesin nga kanceri i mushkërive në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me çdo lloj kanceri tjetër. Shumica e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, pasi pirja e duhanit është shkaku kryesor. Por merrni frymë thellë dhe lexoni për të zbuluar disa mënyra shumë më të habitshme për të mbajtur mushkëritë tuaja të shëndetshme.

1. Mos pini duhan ose ndalojeni nëse mundeni

Gjëja numër një që mund të bëni për të mbajtur mushkëritë tuaja të shëndetshme është të mos pini cigare ose ta lini atë nëse e pini. Sipas CDC, pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, mund të shkaktojë kancer, sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të mushkërive, diabet dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike duke përfshirë këtu emfizemën dhe bronkitin kronik.

2. Mos përdorni cigare elektronike

Dr. Mintz shpjegon se avullimi i një cigareje elektronike mund të jetë më pak i rrezikshëm se pirja e një cigareje të rregullt, por shton se "avullimi i çdo forme nikotine nuk është i mirë për trupin në përgjithësi dhe mund të dëmtojë mushkëritë".

3. Shmangni pirjen e duhanit të dorës së dytë

Ndërsa pirja e duhanit është sigurisht e keqe, rreziqet e duhanit të dorës së dytë nuk janë edhe aq të pafajshme. Sipas CDC, 7,300 njerëz vdesin nga kanceri i mushkërive çdo vit për shkak të tymit të duhanit. "Nëse jetoni me një duhanpirës ose punoni rreth konsumatorëve të duhanit, bëni që të lënë duhan ose të mos pinë duhan rreth jush", nxit Dr. Mintz.

4. Mos neglizhoni sëmundjet e mushkërive

Nëse keni një sëmundje si astma, emfizema apo ftohje duhet të shkoni për kontroll tek një mjek.

Purvi Parikh, alergolog me Rrjetin e Alergjisë dhe Astmës inkurajon të shkoni të bëni kotrolle për mushkëritë dhe të siguroheni se keni gjithçka nën kontroll.

“Është e rëndësishme të merrni ilaçe të përshtatshme nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike e mushkërive të tilla si ftohja ose astma për të parandaluar përparimin e tyre", pohon Dr. Parikh.

5. Duhet të lani duart mjaftueshëm

Kjo është mënyra më e lehtë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

"Shumica e infeksioneve të frymëmarrjes transmetohen nga thithja e pikave të frymëmarrjes së dikujt që është i sëmurë", deklaron Dr. Mintz. Ashtu siç ju thoshte mamaja, mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e viruseve është larja e duarve.

6. Vaksinohuni

"Të gjithë duhet të marrin një vaksinë gripi", thotë Dr. Mintz. Pavarësisht nga konceptimi i gabuar, vaksina e gripit nuk shkakton grip. "Edhe nëse nuk sëmureni kurrë, përsëri duhet të merrni vaksinë gripi sepse jo vetëm që do t'ju mbrojë ju, por edhe të dashurit tuaj”, thekson ai.

*Marrë nga Eatthis

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy