Elvis Roshi ankimon heqjen e mandatit në Kushtetuese

Elvis Roshi ankimon heqjen e mandatit në Kushtetuese

Pas ankimimit të dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri për heqjen e mandateve nga KQZ-ja, në zbatim të ligjit të dekriminalizmit, edhe kryebashkiaku i Kavajës i është drejtuar gjykatës.

Avokati i Roshit, Theodhori Sollaku, ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin lidhur me vendimin e KQZ-së për shkarkimin e Roshit nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

“Janë shkelur parimet kushtetuese në rastin e kryetarit të bashkisë së Kavajës. Nuk parashikojmë se çfarë do të ndodhë, do të ketë presione apo kërcënime, por shpresojmë në një vendim të drejtë”, tha Sollaku. 

Në ditët e fundit të vitit 2017, Komisionin Qendor i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandateve për dy deputetët Selami dhe Tahiri si dhe i kërkoi Këshillit të Ministrave shkarkimin e Elvis Roshit.

Pak ditë më parë, Selami dhe Tahiri e ankimuan këtë vendim në Gjykatën Administrative.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy