Piktorja Fabjola Bramo: Këtë vit zbukurimet kanë nisur më herët, personazhet që kërkohen më shumë

Piktorja Fabjola Bramo: Këtë vit zbukurimet kanë nisur më herët, personazhet që kërkohen më shumë

Piktorja Fabjola Bramo, e cila zbukuron qytetin në prag festash thotë se ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar e cila ka zgjatur rreth një muaj.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, se këtë vit zbukurimet kanë nisur më herët se vitet e kaluara, duke nisur nga 10 nëntori.

Bramo tregoi se përgjithësisht babagjyshi me drerin ka qenë preferenca e këtij viti, por edhe lulja, kallam sheqeri, arrëthyesi.

E kam hasur diskutimin pothuajse kudo që pikturoja, ku qytetarët më thoshin si ka mundësi që pa kaluar ende festat e nëntorit, po pikturojmë për vitin e ri.

Në ditë më ka shkuar deri në 14 orë punë. Sivjet na ka favorizuar dhe koha shumë. Kudo që punoja zonjat e pastrimit më thoshin mirë që po pikturon, por si do i heqim.

Këto janë bojëra akrelik që përdoren zakonisht për mure dhe mund të hidhen me një spatul plastike, nuk lë asnjë shenjë në xham.

Kanë filluar shumë më kërkojnë që të pikturoj dhe xhama shtëpish, sidomos kur ka fëmijë, krijon shumë atmosferë.

Kam jetuar disa vite jashtë Shqipërisë, nuk e kishim këtë trendin e pikturimit të xhamave, kur u riktheva para dy vitesh, mora kërkesën e parë.

Puna e parë në xham, një punë që sot e bëj në një orë, më është dashur e gjithë dita. Olafi është i preferuari im. Përgjithësisht më lënë dorë të lirë në piktura.

Por ka dhe kërkesa specifike, me ngjyra apo jo. Zakonisht punoj me dritëhije për ti dhënë më tepër pamjen 3D.

Diku nga data 9-10 dhjetor përfundojnë edhe kërkesat për xhama.

Nëse nuk kënaqem unë, nuk e dorëzoj asnjëherë punën. Një xham standard farmacie, shkon te 70 mijë lekë.

Favori im është që punoj shumë shpejt dhe më jep mundësi që të bëj disa punë në ditë. Përgjithësisht punoj me një ndihmës.

Këtë vit më ka ndihmuar nipi im që është arkitekt. Përgjithësisht çmimet janë standarde.

Konkurrenca nuk është shumë e drejtë, ka që ngjyrosin xhama, nuk pikturojnë, janë totalisht amator, nuk e kanë idenë as të dritëhijes.

Në të gjithë Tiranën mund të jenë 2-3 veta që punojnë me dritëhije.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy