
Janë zbardhur detaje të reja nga tragjedia me tre viktima në Shkodër, ku humbën jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj. Trupat e tyre janë gjetur pranë njëri-tjetrit, ku dyshohet se nëna ka tentuar të mbrojë dy të vegjlit e saj, por nuk ka mundur të dalë nga banesa. Vonesa në sinjalizimin e flakëve dhe terreni i vështirë që pengoi ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, janë elementët që, sipas hetimeve, mund të kenë rezultuar fatalë në këtë ngjarje.



