
Fermerë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot në protestë përpara Ministrisë së Bujqësisë, pas heqjes së naftës nga lista e masave mbështetëse në Skemën Kombëtare 2026.
Idriz Doda, fermer nga Kavaja dhe pjesëmarrës në protestë, deklaroi për edicionin e lajmeve në “MCN TV” se shqetësimi kryesor i tyre lidhet me mungesën e mbështetjes reale për sektorin, veçanërisht përmes subvencioneve.
Situata ekonomike na ka çuar drejt falimentimit dhe se nuk arrijmw të përballojë më kostot e larta të prodhimit.
Nuk përballoj dot as çmimin e naftës, as tokat që i marrim me qira.
Nga këto arsye jam detyruar të reduktoj gjithçka dhe më kanë mbetur vetëm 3-4 lopë, të cilat do t’ia çoj dhuratë kryeministrit në Surrel. Kjo është e gjithë mundi dhe djersa ime.
Sipas Dodës, fermerët shqiptarë përfitojnë disa herë më pak subvencione krahasuar me vendet e rajonit, duke e bërë të pamundur konkurrencën në treg.
Ne kërkojmë rritjen e mbështetjes financiare dhe heqjen ose lehtësimin e taksave mbi naftën për fermerët.
Skema Kombëtare 2026 nuk reflekton marrëveshjet e diskutuara më parë dhe nuk ndihmon në uljen e kostove të prodhimit. Ne kërkojnë subvencionim të naftës, rritje të mbështetjes për blegtorinë, masa mbrojtëse ndaj importeve që konkurrojnë prodhimin vendas.
Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protestat do të përshkallëzohen.
Do të dalim në rrugët e Tiranës me traktorë dhe bagëti. Nëse nuk reagojmë, askush nuk na dëgjon.



