Danimarkë, shërbim ushtarak edhe për gratë

Danimarkë, shërbim ushtarak edhe për gratë

Danimarka bëhet vendi i dytë në Bashkimin Evropian që shërbimin ushtarak do ta bëjë të detyrueshëm edhe për gratë, ndërkohë që ka qenë Suedia e cila në vitin 2017 ka miratuar një ligj të tillë. Danimarka ka vendosur të shtojë radhët e rekrutëve për Ushtrinë Daneze duke e çuar në  7,500 vetë.

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se duke nisur nga vitit 2026 gratë duhet të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak me të njëjtat kushte si burrat.

Barazia është e mirë dhe rrit mundësinë e ndërtimit të fuqisë luftarake në mbrojtjen daneze.

Një vit më parë u vendos që duke filluar nga gushti 2026 shërbimi i detyruar ushtarak në Danimarkë të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj.

Ndërkohë që gjatë të mërkurës Komisioni Evropian do të paraqesë në draft projekt për qytetarët europianë, që duhet të përgatiten për raste krizash. Sipas këtij dokumenti, njerëzit duhet të sigurojnë ushqim dhe medikamente për të paktën 72 orë.

Në rast të ndërprerjeve ekstreme, periudha fillestare është më kritike. Asnjë nga krizat e mëdha të viteve të kaluara nuk ishte e izoluar apo jetëshkurtër. Evropa nuk mund të përballojë të qëndrojë reaktive.

Zëvendës Presidentja Ekzekutive e Komisionit Roxana Mînzatu do të prezantojë dokumentin gjatë së mërkurës, ndërkohë që ka dhënë dhe një mesazh për qytetarët.

Rregulloni çatinë tuaj ndërsa dielli po shkëlqen. Qëllimi i Komisionit është të ndihmojë individët në nivel familjar. Gatishmëria nuk ka të bëjë vetëm me konfliktin e mundshëm të shkaktuar nga njeriu, ka të bëjë me mënyrën se si ne reagojmë ndaj përmbytjeve apo fatkeqësive të tjera. Të gjitha këto lloje krizash kërkojnë disa aftësi themelore, njëfarë kuptimi dhe njohurish se çfarë duhet bërë.

Drafti prej 17 faqesh synon të prezantojë një strategji të BE për mbrojte të nevojshme apo për të menaxhuar rreziqet, qofshin këto nga natyra apo nga vetë njeriu. Vetëm disa javë pasi Evropa publikoi strategjinë e saj të parë  të mbrojtjes , plani i gatishmërisë thotë se është "një çështje urgjente" që BE dhe vendet e saj të forcojnë gatishmërinë, në të gjithë sektorët. Ndërkohë në draft thuhet se Evropa duhet të jetë më e përgatitur për sulme kibernetike, marrë shkas nga lufta në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy