Kryeministri Edi Rama pranon se ka patur raste që është ofruar kopja e tezave të provimeve të maturës në këmbim të votës. Nga policani ku zhvillohej aktiviteti elektoral I partisë socialiste, Rama u bëri thirrje prindërve dhe nxënësve të refuzojnë këto oferta, pasi sipas tij tezat janë të sigurta. Askush nuk mund t’i nxjerrë në pazarin e votave-deklaroi kreu i qeverisë.



