Padia ndaj Thaçit dhe Veselit, Nano: Mund të jetë një lojë europiane

Padia ndaj Thaçit dhe Veselit, Nano: Mund të jetë një lojë europiane

Analisti Mustafa Nano të enjten është shprehur në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke e konsideruar atë një prishje të të gjitha ekuilibrave të vendosur për arritjen e një pakti mes Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Uashington. I ftuar në studion e lajmeve përmes një interviste me Skype për televizionin TVT, Nano theksoi se duket pak e çuditshme ta besosh nëse administrata amerikane ka qenë e painformuar në lidhje me një lëvizje të tillë.

Megjithatë, unë nuk do ta përjashtoja si situatë. Sepse ka qenë e ditur në Bruksel një lloj pakënaqësie ndaj nismës së Uashingtonit dhe ka pasur një lloj zemërimi në Bruksel ndaj Kosovës, por edhe ndaj Serbisë lidhur me gatishmërinë e të dyja palëve për të shkuar në Uashington, ndërkohë që në planin prespektiv këto kanë një qëllim të përbashkët, anëtarësimin në BE”, tha Nano.

Ai theksoi se pavarësisht kësaj situate, ekziston një lloj rivaliteti mes Brukselit dhe Uashingtonit që deri në këto momente një ide e tillë duket bindëse.

Sipas tij, ky përkim është kompromentues, pasi nëse do të ndodhte në një kohë tjetër, p.sh., përpara një muaji ose pas një muaji, hamendësimet do të ishin ndryshe. Ai theksoi se nga momenti që Trump ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë ka një lloj tensioni mes Uashingtonit dhe kancelarive europiane, pasi ishte bërë një kohë e gjatë që ne s’ishim mësuar me një situatë tensionuese mes Europës Perëndimore dhe BE-së. I pyetur në lidhje me dhënien e dorëheqjes si në rastin Haradinaj, Nano tha se kur iu kërkua Haradinajt e njëjta gjë, nuk ekzistonin këto rrethana kompromentuese të aksionit të gjyqtarëve europianë.

Atëherë nuk mund të mbrohej Haradinaj, ndërsa ai bëri gjestin më të mirë me dhënien e dorëheqjes. Ndërsa sot, kam përshtypjen se kemi një lëvizje tjetër dhe ne e pamë në dialektikën e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Europës”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy