Zeka: Berisha-Meta e mbajnë gjallë, Rama e sheh popullin si tallava dhe fushatën e çeli me muzikë të tillë (VIDEO)

Zeka: Berisha-Meta e mbajnë gjallë, Rama e sheh popullin si tallava dhe fushatën e çeli me muzikë të tillë (VIDEO)

Në Kosovë Albin Kurti nuk ka përballë vetes opozitë, në Shqipëri, Edi Rama nuk ka ndonjë opozitë të fuqishme, është super e përçarë.

Largimi sa më parë nga skena politike i Sali Berishës dhe Ilir Metës, jo që e dobëson, por e rrëzon Ramën. Sali Berisha dhe Ilir Meta e mbajnë gjallë Edi Ramën.

Është ky mendimi i analistit Milaim Zeka nga studio e MCN Live, duke thënë se sot për sot demokracinë në Shqipëri po e shkatërron Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke e bërë Edi Ramën, Erdoganin e Shqipërisë.

Sipas tij, Rama ndihet komod, madje edhe fushatën po e bën si cirk se e di që e ka fitoren të garantuar.

Dhëntë Zoti që për hir të demokracisë, opozita të fitojë disa bashki. Por Tirana është e garantuar që do jetë prapë në dorë të Erion Veliaj, se kauza e Këlliçit se do bëj transportin publik falas, nuk do kapërdihet shumë te publiku.

Rama e ka studiuar këtë popull. Ne po të kishim kulturë politike, nuk do i duronim 30 e ca vite të njëjtët liderë politikë.

Një popull që e çmon liderin politik mbi familjen, ky e ka vërejtur që ky popull është tallava. Edhe fushatën e hapi me muzikë tallava. Rama nuk ka kurrfarë oferte.

Mund të vëmë bast si të bëhet Ilir Meta Kryeministri i këtij vendi, unë nuk dal më në studio televizive. Si ta mund Berisha dhe Meta Ramën, nuk dal më në studio televizive.

Ky popull e di kush është Berisha, Meta, Rama. Mes tre të këqijave zgjedhin më të voglën.

Kush janë oligarkët e Shqipërisë? Kanë mijëra të punësuar, mbajnë mijëra familje. Në vend të godasin drejtësinë, prokurorinë...

Mendon se në një Shqipëri kaq të vogël nuk e di Policia e Shtetit shqiptar që akoma pa u bë vrasje, që po planifikohet.

Këtu nuk kemi një opozitë, e kam përkrahur dhe e mbështes fuqishëm Ramën në politikën e tij të jashtme, por kemi një opozitë që 24 orë shan Open Balkan, pa u ulur për të treguar se çfarë dëmesh na bën ne Ballkani i Hapur.

Unë sot deri më tani nuk kam arritur të kuptoj ndonjë dëm. Unë e shoh si projekt i mini-Skandinavisë.

Kauzat e opozitës janë shumë të dobëta përballë Edi Ramës, ndaj unë e shoh një kohë shumë të gjatë fytyrën e Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy