Apeli lë në fuqi dënimet për kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit, konfiskohen 18, 4 milionë euro

Apeli lë në fuqi dënimet për kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit, konfiskohen 18, 4 milionë euro

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë fuqi dënimet me burg për kunatin e shoferin e Rezart Taçit, të akuzuar për pastrimin e 18.4 mln euro të organizatës mafioze "Cosa Nostra".

Përkatësisht me 11 vite burg është dënuar Artur Balla, kunati i Rezart Taçit. Atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht do të vuaj 7 vite e 4 muaj burgim.

Ndërkaq me 10 vite burg është dënuar Bledar Lilo, shoferi i  Rezart Taçit. Atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.  Ata akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

MCN TV mëson se shuma 18,4 milionë euro që dyshohet se i përkisnin organizatës mafioze "Cosa Nostra" është konfiskuar nga GJKKO dhe do të kalojë në favor të shtetit.

NJOFTIMI 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 02.10.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 45 akti, datë 07.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit A.B., B.L., kundër vendimit nr. 26, datë 25.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: 

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287, pg 1, shkronjat a), b), dh), në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 
2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehur A.B. dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. 
3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim. 
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.L. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287, pg 1, shkronjat a), b), dh) në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim. 
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.L., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 
5. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehura B.L. dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 
7. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim...”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 25.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy