Grabitja e argjendarisë në Vlorë/ Sina: Ngjarje të tilla në mes të ditës, rrezik për popullatën

Grabitja e argjendarisë në Vlorë/ Sina: Ngjarje të tilla në mes të ditës, rrezik për popullatën

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja e sotme në një argjendari në qytetin e Vlorës, ku një autor i krimit, një 18 vjeçar, arriti të futet në argjendari dhe nën kërcënimin e armës së gjahut, vodhi sasi të mëdhaja të sendeve me vlerë.

Korespondenti i MCN TV, Ismal Sina, tha për edicionin e lajmeve, se grabitsi pas momentit të grabitjes ka arritur të neutralizohet nga policia, e cila ishte njoftuar nga përndjekja që i kishte bërë pronarja e dyqanit.

„Nën kërcnimin e armës së gjahut, autori ka arritur të braktis sasi të sendeve më vlerë, dhe pronarja e ka ndjekur, duke bërë neutralizimin e tij pak metra nga argjendaria. Policia ka sekuestruar armën e gjahut, dhe sasinë e grabitur, të cilat u hodhën për tokë nga autori në momentin kur po tentohej ti largohej policisë“.

Gazetari Sina, ngreh shqetësimin se ngjarja ka ndodhur në mes te ditës në një zonë të populluar të qytetit.

„Ngjarja në një zonë të populluar, ka ndodhur në mes të ditës, kur ka mbipopullim, por për fat nuk ka të lënduar, ai ka qëlluar në ajër duke ikur. Policia tashmë ka sekuestruar kamerat e sigurisë, dhe ka shoqëruar edhe dëshmitarë se çfarë kanë parë. Tashmë mbetet për tu parë deklarimi i 18 vjeçarit të arrestuar, i cili ka vepruar i vetëm kur ka kryer grabitjen“.

Sendet e grabituara tashmë i janë kthyer pronarës së argjendarisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy