Policia ka dhënë informacion paraprak për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një pallat në Tiranë.
Rreth orës 15:00 në Rrugën e Elbasanit nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët, të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti.
Dy prej punëtorëve kanë ndërruar jetë pak pas aksidentit. Bëhet fjalë për O.K., 36 vjeç dhe E.B., 31 vjeç.
Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.



