Mustafa Nano në Zululand: Olsi ma jep mua emrin tënd, të të jap timin

Mustafa Nano në Zululand: Olsi ma jep mua emrin tënd, të të jap timin

Sot në Zululand ishte i ftuar intelektuali mysliman, Olsi Jazexhi, me të cilin Mustafa Nano diskutoi mbi ndikimin e vahabizmit mes myslimanëve shqiptarë. Gjithashtu u fol edhe për islamin shqiptar në përgjithësi.

Jazexhi gjithashtu së fundmi ka bërë dy shkrime shumë kritike në adresë të disa imamëve vahabiste.

“Sot bota e islamit është në një kaos të madh”, shprehet z. Jazexhi.

Kur Nano i parashtron 2 burime Islamofobie që sipas tij:

  1. Janë ata që nga jashtë islamit e paragjykojn fenë islame
  2. Janë vetë myslimanët që sillen në mënyrë të tillë që provokojnë islamofobinë

Olsi bie dakort me këtë, ndërsa shprehet se një nga shqetësimet më të mëdha që ai ka, është se ata kanë prodhuar nje ideologji , një doktrinë e cila ju jep municione islamofobëve edhe njerëzve që nuk janë të tillë, që ta urrejne këtë fe.

Kur Nano e pyet nëse bie dakort me të se Arabia Saudite është shteti me i ndyrë ne botë z. Jazexhi përgjigjet:

“Nuk do të thoja me i ndyri por më psikopati, më mesjetari dhe për këtë nuk kanë faj sauditët. Struktura e Arabisë Sauditë është thjeshtë një tribu me 100 princër, por janë komandot amerikane dhe britanike  që e mbajnë këtë regjim në pushtet, përderisa ky regjim i jep naftën lirë Amerikës dhe blen armë nga Britania dhe Amerika dhe shtyp popullin e tij në mënyrë brutale.”

Ndërsa programi “Zululand” mbyllet me batuta ku Nano i kërkon z.Jazexhi të ndërrojnë emrat dhe ai pranon me kënaqësi.

Ndërsa në fund ata prezantohen si “Olsi Nano” dhe “Mustafa Jazexhi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy