Kuvendi i 11 dhjetorit/ Berisha-demokratëve: Ejani të festojmë së bashku ditëlindjen e PD-së

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Berisha-demokratëve: Ejani të festojmë së bashku ditëlindjen e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në Kuvendin e 11 dhjetorit që pritet të mbahet këtë të shtunë në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se delegatët do të kenë zonën e tyre ndërsa pjesa tjetër e stadiumit Air Albania do jetë e hapur për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, të cilët dëshirojnë që të marrin pjesë në këtë moment historik.

 “Ftoj të gjithë demokratët të na bashkohen në Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike në ora 10:00 dt 11.12.2021! Delegatët do kenë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit Air Albania do jetë e hapur për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momentin historik! Ejani të festojmë së bashku Ditëlindjen e Partisë Demokratike dhe të nisim rrugëtimin tonë drejt Fitores”, shkruan Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy