
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, me një pasuri prej afro 188 miliardë dollarësh është njeriu më i pasur në botë.
Ai sapo prezantoi fondin “Bezos Earth Fund”, një fond i dedikuar bamirësisë.
Personi më i pasur në botë është gjithashtu ai që dha kontributin më të madh për bamirësi në vitin 2020.
Sipas listës vjetore të dhurimeve “The Chronicle of Philanthropy”, në fakt, themeluesi dhe CEO i Amazon Jeff Bezos konfirmohet në vendin e pare, paso dhuroi 10 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Kjo është shuma më e madhe dhe e rëndësishme e regjistruar për donacione në vitin 2020.
Bezos, pasuritë e të cilit kapin vlerën e rreth 188 miliardë dollarëve, prezantoi fondin “Bezos Earth Fund”, këtë vit.
Fond, i cili mbështet organizatat jofitimprurëse të angazhuara për të luftuar ndryshimin e klimës dhe deri më tani ka siguruar 790 milion dollarë për 16 organizata.
Duke përjashtuar kontributin e Bezos, shuma totale e 10 dhurimeve të para të vitit 2020 arrin në 2.6 miliardë dollarë, e cilësuar si shifra më e ulët që nga viti 2011.



