Tërmetet/ Mogherini: Solidarizohemi me Shqipërinë, të gatshëm të ofrojmë ndihma

Tërmetet/ Mogherini: Solidarizohemi me Shqipërinë, të gatshëm të ofrojmë ndihma

"Në vazhdën e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë sot në mëngjes herët duke shkaktuar humbjen e shumë njerëzve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për njerëzit dhe autoritetet e vendit", deklaroi shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

”Bashkimi Europian solidarizohet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit. Qendra jonë e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave (ERCC) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare të mbrojtjes civile”, deklaroi Mogherini.

”Mbetemi në kontakt me qeverinë shqiptare për të identifikuar mënyrat më të mira për të  ndihmuar Shqipërinë në këtë kohë të vështirë që po kalon”, përfundoi ajo.

”Shumë të shqetësuar për tërmetin shkatërrimtar në Shqipëri. U dërgoj ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shpresoj në shërimin e shpejtë të të plagosurve. BE-ja është pranë Shqipërisë në këtë moment të vështirë”, shkruan komisioneri i Zgjerimit në largim, Johannes Hahn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy