
Një ide dhe projekt për ndërtimin e Korpusit Universitar ishte hedhur që në vitin 2011 dhe i njëjti është premtuar në vijimësi nga qeveria Rama në disa fushata zgjedhore.
Pedagogia Ilirjana Kuçana, e ftuar në “MCN informacion”, pohon se edhe katër vite më parë është miratuar edhe me një vendim qeverie për ndërtimin e tij përmes koncesionit, por deri tani ende nuk është realizuar projekti në fjalë.
Projekti për ndërtimin e Korpusit Universitar ka qenë i hedhur në letër që në vitin 2011, është miratuar në 2012 me firmën e Sali Berisha, ish-kryeministër. Ishte një projekti shume i mirë që kur e shikojë, krahasohej me kampuset e çdo vendi evropian.
Një kampus i mbetur në ëndrra.
Kjo ka qenë vetëm mungesë dëshirë, projekti i shkëlqyer, i bërë nga Alban Eftimi, mik i Ramës, kështu që kryeministri ka patur edhe arsye akoma më të forta për ti besuar dhe për ta bërë këtë ëndërr realitet.
Ky projekt ka mbetur në sirtar. Ai u miratua poashtu edhe fondi që do të ndërtohej, gjysma do të ishte nga qeveria, gjysma nga UT. Ka shumë dyshime sepse ky korpus u shndërrua në parking, madje po të merrni informacione, atij i është ndryshuar edhe destinacioni, nuk është më për Korpus Universitar, por për ti shërbyer një interesi tjetër.
Për pedagogen Kuçana, një premtim i tillë i parealizuar, është më shumë tallje më botën akademike dhe vetë studentët, si një mungesë dëshirë për ta jetësuar atë projekt.
Ramës i është kërkuar nga drejtuesit e UT të asaj kohe, rektor dhe njerëz që kanë bërë shumë për Universitetin i është kërkuar vazhdimisht Ramës, në çdo takim, prag fushate, korpusi i është kërkuar ai e ka kaluar gjithmonë më buzëqeshje.
Edhe sot që flasim jemi pa Korpus, pra, është një tallje. Tallje për botën akademike, për vet shqiptarët, sepse nëse nuk ke në fokus arsimin dhe nuk u krijon kushte studentëve, unë mendoj se është thjesht mungesë dëshire, sepse fondet do të gjendeshin.
Më pas u vazhdua tallja që do jepej me koncesion, që do ngrihej një grup pune por nuk do të kishte asnjë grup nga universitet.



