EMA njofton për një variant të ri të COVID-19 në vjeshtë

EMA njofton për një variant të ri të COVID-19 në vjeshtë

Agjencia e Barnave të Bashkimit Evropian (EMA) tha se një variant  i ri i cili rrjedh nga COVID-19 ka gjasa të shfaqet këtë dimër. Përpara se të lindë një valë e re e koronavirusit, zyrtarët e së njëjtës agjenci ditën e sotme thanë se organizata po përgatitet të nisë një fushatë për vaksinat përforcuese ndaj tyre.

"Nuk duhet të presin për një vaksinë specifike.Mund të dalë një variant krejtësisht i ri që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot", tha shefi i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri në një konferencë për shtyp.

Një vaksinë e zhvilluar nga Pfizer që synon variantet tashmë mbizotëruese BA.4 dhe 5 pritet të miratohet në javët e ardhshme.

Vaksinat e reja të përshtatura me Omicron do të rezervohen kryesisht si përforcues për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, tha Cavaleri.

Vaksinat që janë përdorur deri më tani mund të luftojnë ende sëmundje serioze.

"Vaksinat origjinale janë ende në gjendje të mbrojnë kundër sëmundjes së rëndë COVID-19 dhe vdekjes, edhe nëse ato nuk janë aq efektive në parandalimin e infeksioneve më të buta", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy