Deputeti i PDK-së, Hilsen Berisha deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se me marrëveshjen në Ohër, kryeministri Kurti ka pranuar realizimin e Republikës së tretë të Kosovës, me formulën e Millosheviçit.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Berisha tha se Prokuroria duhet të hetojë shkeljet në Kushtetutë dhe ta ndalojë në mënyrë ligjore.
Kurti ka shitur ato që kisha paralajmëruar në seancat e kaluara në Kuvend. Po përmbush atë që ka premtuar në programin e tij elektoral, realizmin e Republikës së tretë të Kosovës. Se çfarë përmban, refuzim i çdo arritje, siç ka bërë dhe me Rambujenë. Na ka sjellë në një situatë ku po përballemi me planin franko-gjerman dhe me realizimin e Asociacionit tanimë jo sipas Kushtetutës, por me terminologjinë e kamufluar ‘komunitet me të drejta vetëmenaxhimi dhe vetëadministrimi’ që nënkupton vetëudhëheqje dhe vetëdrejtim. Në preambul të hyrjes së këtij plani nuk i referohet më Kushtetutës së Kosovës, por standardeve të BE. Mohon institucionet dhe Kushtetututën. Asociacioni, me thirrjen për vetëmenaxhim zhbën dhe marrëveshjen e 2015. Kjo Republikë e tretë na vjen me formulën e Millosheviçit më shumë si autonomi dhe më pak si pavarësi.
Prokurori i shtetit ta shohë nëse bie ndesh me Kushtetutën kjo marrëveshje gojore. Kurti tha se isha i gatshëm të firmosja, por nuk ishte Vuçiç. Ishte mashtrim.
Duke vijuar më tej, Berisha tha se PDK nuk do e votojë marrëveshjen në Kuvend.
Absolutisht jo. PDK ka dalë me deklaratë që është kundër. Jam kategorik që nuk duhet të devijojmë dhe e vetmja formulë është marrëveshja e Uashingtonit.
Nënshkrim nuk ka, është marrëveshje gojore. As në Bruksel nuk kishte firmë. Po luftojmë të vijmë tek marrëveshja finale. Kemi pasur marrëveshje me njohje, por Kurti e dobësoi pozicionin e Kosovën në dialog dhe jemi përballë situatës ‘merr ose lër’. Por kemi mundësi ta ndalim këtë person. Asociacionin nuk e ka ndaluar askush. Nuk na duhet modeli i Lajçak, e kemi në Kushtetutën e Kosovës.



