
Lideri britanik i laburistëve, Jeremy Corbyn, tha pas takimit të tij në Bruksel me kryenegociatorin e BE, Michel Barnier, se në Komisionin e BE-së kemi pasur një sërë diskutimesh të sinqerta dhe informuese, pasi rreziku i një Brexit-i pa marrëveshje është shumë serioz dhe i pranishëm.
”Për mundësinë e një referendumi të dytë ne do të bëjmë një mocion në parlament, siç e kemi bërë tashmë, dhe që është refuzuar, por qartë pjesë e axhendës së Partisë Laburiste”, shtoi Corbyn, i cili tha se ishte në favor të një bashkimit doganor me BE.
Sipas tij, ky propozim është i besueshëm dhe takimet tona sot kanë konfirmuar se mund të negociohet.
Për kreun e Partis Laburiste, problemi është se kryeministrja May nuk dëshiron një marrëveshje në tavolinë.



