Veliu: Detyrën do ta mbaj me nder deri në fund, ndjesë nëse jeni keqkuptuar  

Veliu: Detyrën do ta mbaj me nder deri në fund, ndjesë nëse jeni keqkuptuar  

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka reaguar pasi selia blu kërkoi me anë të ish-deputetes Oriola Pampuri largimin e tij nga detyra. Në reagimin e tij, Veliu thotë se nuk ka ndërmed të dorëhiqet, ndërsa shton se ka pasur një keqkuptim me atë që ai raportoi sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.  

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona. Ndjesë nëse kam krijuar një  keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!”, shprehet ai.

Sipas tij, gjithçka është nxjerrë nga konteksti dhe puna e policisë po njolloset. “Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet. Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate. Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të. Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq”, shprehet ai.

PD kërkoi dorëheqjen e Veliut pasi ai bëri publike një video të nënës së 15-vjeçarit të dhunuar pak ditë më parë nga policia te Liqeni Artificial.

Veliu komentoi sot një video që sipas tij tregon së familja e adoleshentit është e inkriminuar dhe si e tillë edhe djali i takon një kontigjenti që nuk meriton respektin e policisë. Por vetëm pak orë pas kësaj deklarate u mësua se videoja ishte në fakt një moment i shkëputur nga një film ku luante nëna e adoleshentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy