Rritja e çmimeve, Xama: Kriza sot e importuar, janë prekur dhe shtresat e mesme

Rritja e çmimeve, Xama: Kriza sot e importuar, janë prekur dhe shtresat e mesme

Gazetarja e ekonomisë Ola Xama në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me protestat për rritjen e çmimeve duke u shprehur se këtë herë kanë dalë më shumë qytetarë për të protestuar sepse janë prekur dhe shtresat e mesme. Ajo theksoi se kjo është një krizë e importuar.

Tregohet inflacioni, niveli që përfshin çmimet ka qenë 1.2 ndërkohë që objektivi optimal duhet të jetë 3% sepse vendet me zhvillim ekonomik duhet të kenë inflator të lartë që tregon mirëqenie, nga gushti ka kërcyer dhe ka shkuar në 3.1, marsi-prilli besoj do jenë mbi 4 %. Është inflacion i importuar dhe nuk është e mirë, shqiptarët do e paguajnë më shumë. Është një inflacion që varfëron, një krizë e importuar.

Nga llogaritjet një familje shqiptare me një rrogë minmale ,e çmimet e rritura arrin të kursejë vetëm 200 lekë të vjetra. Këto ditë janë parë shumë veta në protestë sepse janë prekur dhe shtresa e mesme. Nëse flasim për vendet e rajonit, shumica e qeverive patën paketa ndihme dhe masash shumë herë më të mëdha dhe efektive

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy