
Prefekti i qarkut të Durrësit ka dhënë informacione lidhur me situatën e përmbytjeve. Bëhet me dije se është larguar uji nga 8 banesat me prezencë uji në Rajonin Nr.6.
Ndërkaq, të gjitha akset rrugore janë pa probleme dhe janë të kalueshme normalisht.
NJOFTIMI
Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave
Në vijim të raportimit për situatën deri tani, nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore të mbrojtjes civile, si dhe strukturat e gatishmërisë së përhershme, situata është e qetë.
Niveli në Hidrovorin e Porto-Romanos është 1m, kurse në Hidrovorin e Hamallajt është 1.2m;
Niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm ëshë ulur me rreth 2m, dhe për pasojë është tërhequr uji nga tokat bujqësore në Njësinë Administrative Bubq, Bashkia Krujë;
Pas punës me intensitet të lartë nga ana e strukturave përgjegjegjëse është larguar uji nga 8 banesat me prezencë uji në Rajonin Nr.6, qyteti Durrës;
Të gjitha akset rrugore janë pa probleme dhe janë të kalueshme normalisht;
Intensiteti i reshjeve ka qenë shumë i ulët;
Strukturat vendore janë në gatishmëri të plotë dhe monitorim çdo moment.
Mbetemi në kontakt



