Samiti i Sofjes ka futur në rrugën e zgjidhjes çështjen e mosmarrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për kontestin rreth emrit. Dy kryeministrat Tsipras dhe Zaev kanë rënë dakord për një nga opsionet e propozuara. Një fakt të tillë e bëri me dije vetë kryeministri maqedonas në një konferencë pas takimit.
“Pas gjithë asaj që u arrit e konstatuam dhe vërtetuam se qëndrojmë pas asaj edhe si kryeministra dhe është mirë që ka përfunduar. Ajo që kishte mbetur e hapëm përmes disa opsioneve dhe e vërtetuam një opsion që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Por unë jam Zorani, homologu im quhet Aleksis dhe ne jemi vetëm dy persona dhe duhet të kemi kujdes se si kjo do të zbatohet në mënyrë institucionale, duhet të flasim me presidentët e të dyja shteteve, me liderët e partive të tjera, me shefat e opozitës, andaj ndalojmë këtu për të mos shpalosur më shumë detaje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Më herët gjatë postimi në Twitter, kreu i qeverisë maqedonase ka shkruar se Maqedonia dhe Greqia përforcojnë miqësinë, duke shprehur besimin se me kryeministrin grek Cipras mund të gjendet zgjedhje e cila do të mbrojë dinjitetin e qytetarëve të të dyja vendeve.



