Ekspertët e Sigurisë Kibernetike besojnë Korea e Veriut fshihet pas sulmit kibernetik, një virus që bllokon aksesin në dosjet në kompjuterat me sistem operativ "Windows" duke kërkuar pagesë për të rikthyer qasjen. Dyshohet se “Lazarus Group” me bazë në Kinë, por që punojnë për Korenë e Veriut kanë infektuar me viruse mbi 300.000 kompjutera në 150 vende.



