108 vite ‘Drejtësi shqiptare’/ Kryeprokurori Çela-magjistratëve: Bëhuni pjesë e procesit transformues

108 vite ‘Drejtësi shqiptare’/ Kryeprokurori Çela-magjistratëve: Bëhuni pjesë e procesit transformues

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në Ditën kombëtare të Drejtësisë ftoj për një moment reflektimi për atë se çfarë është bërë dhe se çfarë duhet bërë për drejtësinë në vend.

Çela tha se vendi ynë dhe vetë Reforma në Drejtësi ka rrugë të gjatë përpara, ndaj të gjithë duhet të jenë me këmbë në tokë.

Sipas tij, reflektimi, vështrimi kritik, transparenca dhe llogaridhënia janë sfidat që e presin në tërësi sistemin tonë të drejtësisë.

Ndërkaq ftoi të gjithë magjistratët dhe jo vetëm që të bëhen pjesë e këtij sistemi transformues.

“E nderuar Ambasadore, ministre, do kërkoja një moment reflektimi për të parë se ku kemi arritur deri tani, çfarë kemi bërë mirë dhe jo. Nëse do kemi arritur t’i ofrojmë qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm. Që përballet me krimin në të gjitha dimensionet e tij. Vizioni jonë institucional është shprehur në një strategji të qartë me organet ligjvënëse, sidomos një vëmendje e veçantë i është kushtuar institucioneve të reja të drejtësisë. Të gjitha masat e marra kanë qenë në harmoni dhe kanë pasur synim të garantojnë pavarësinë e prokurorëve, pavarësi që përkthehet në efikasitet dhe transparencë. Mbetet thelbësor kontrolli, disiplina dhe transparenca. Sistemi i drejtësisë duhet të përmirësohet edhe më shumë. Transparenca dhe llogaridhënia janë sfida permanente, ndaj mbetet thelbësor një vështrim kritik konstant i shtrirë në kohë. Kemi ende një rrugë të gjatë për të arritur atje ku duam. Sot dua t’i bëj një thirrje të gjithë magjistratëve, por jo vetëm atyre, që të bëhen pjesë e kësaj nisme të përbashkët. Thirrje magjistratëve dhe të gjithëve të bëhen pjesë e këtij procesi transformues”, tha Çela.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy