Spanja regjistron ditën më të ftohtë të 20 viteve të fundit

Spanja regjistron ditën më të ftohtë të 20 viteve të fundit

Spanja ka regjistruar sot ditën më të ftohtë dhe me temperaturat më të ulta në 20 vitet e fundit.

Në tetë qytete të mëdha përfshirë edhe Madridin janë regjistruar temperatura me gati -10 gradë.

Mediat vendase kanë deklaruar se në provincat e Castilla-La Mancha, Madrid, Castilla y León y Aragón autoritetet janë vënë në nivelin më të lartë të gatishmërisë me qëllim parandalimin e situatave të papritura.

I ftohti rekord prek 41 provinca të gjithë vendin, me përjashtim të Ishujve Kanarie. Minimumi absolut, -25,4 gradë, u regjistrua në qytetin Bello, në Aragon, por në Madrid termometri shënoi  13,2 gradë nën zero. Agjencia Shtetërore e Meteorologjisë (Aemet) parashikon që në orët e para të këtij mëngjesi ka qënë piku maksimal i ngricës, e cila mund të zgjasë deri të Premten, megjithëse me një rritje të lehtë progresive të temperaturave.

 Agjecia ka theksuar se temperaturat e sotme mund të jenë nata më e ftohtë jo vetëm në 20 vitet e fundit, por"për shumë dekada , sepse të dhënat janë provizore dhe duhet të vërtetohen dhe analizohen me saktësi më të madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy