Çipi: Zelensky po sakrifikon popullin e vetë për agjendën e elitës globaliste

Çipi: Zelensky po sakrifikon popullin e vetë për agjendën e elitës globaliste

Regjisori dhe gazetari Kastriot Çipi deklaron se Presidenti amerikan Donald Trump ka ndryshuar në qëndrim në raport me fushatën, sa i takon luftës në Ukrainë.

Duke folur për emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Çipi bëri përgjegjës Zelenskyn për vijimin e luftës, duke thënë se po sakrifikon popullin e vetë për agjendën e elitës globaliste.

Drupal Ad

Do të donte ta mbyllte brenda 24 orëve, por duhen dy në një tango.

Mungon Zelensky, ai po tregohet një shërbëtor që po sakrifikon popullin e vetë për agjendën e elitës globaliste dhe me sa duket lufta do të vazhdojë pa përkrahjen e Amerikës.

Kjo do ta rrisë shumë koston për europianët, për jetë njerëzore dhe nëse nuk pranohet propozimi i fundit i Lavrov kam frikë se Rusia do të arrijë deri në Moldavi.

Zelensky ka thënë që nuk do lëmë pa e marrë Krimenë, Krimenë e humbur në 2014, Krimenë që nuk ka qenë kurrë e banuar nga Ukrainasit.

Protokollet e Minskut thonë të gjitha territoret kur rusët janë shumicë, kanë të drejtën e autonomisë.

Gjuha ruse duhet të jetë gjuha e dytë zyrtare e Ukrainës, të cilat Ukraina nuk i ka respektuar.

Madje Ukraina ka shkuar kundër këtij qëndrimi se ka kufizuar të drejtat e gjuhës ruse dhe i ka sulmuar këto territore ndërkohë që premtonte autonomi.

Ukraina ka miratuar ligje të reja që e kanë ngushtuar hapësirën e gjuhës ruse.

Arsyeja pse Ukraina po pushtohet është se ka bombarduar Donbasin 8 vjet rresht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy