Menaxhimi i pyjeve, Peri: Tarifat nuk vendosen për dëmin! Kontrolli i territorit mbetet pika e dobët (VIDEO)

Menaxhimi i pyjeve, Peri: Tarifat nuk vendosen për dëmin! Kontrolli i territorit mbetet pika e dobët (VIDEO)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jo drusore pyjore. Lidhur me këtë çështje dekani i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Leonidha Peri tha se tarifimet vendosen në bazë të katër elementeve të cilësuar si zërat klasik të llogaritjes duke theksuar se problem mbetet kontrolli i territorit duke e cilësuar si pika e dobët e këtij sektori.

Ajo që ju sapo përmendët është baza mbi të cilat janë llogaritur tarifat që i takon për dhënien e sipërfaqeve në përdorim. Tarifimet për të paguar bazohen në shpenzimet për mbrojtjen e tokës, infrastrukturës, vlerën e burimeve pyjore e jo pyjore që humbet dhe investimet për pyllëzim, ato shifra që janë të pasqyruara në këtë projekt bazuar në ato zëra, që janë zërat klasik të llogaritjes. Po të hyjmë më thellë ekzistojnë metoda për të llogaritur vlerën ekonomike.

Ju preket atë që është pika më e dobët e sektorit që është kontrolli i territorit, kemi kaluar një reformim të qeverisjes në pyje. Pronarët e sipërfaqes pyjore janë bashkitë dhe jo qeveria dhe pjesë e sistemit kanë qenë dhe inspektoratet. Sot roli i inspektimi ndahet midis Ministrisë së mjedisit dhe strukturave në bashki. Ministria në disa nga ndryshimet në projektligje ka bërë rregullime në pjesën  inspektoratit.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Peri tha se tarifet e vendosura nuk merren për dëmin, por për përdorimin e sipërfaqes. Më tej, dekani i UBT tha se vendosja e antenave të kompanive celulare kanë qenë gjithmonë burim financimi,  duke shtuar se disa tarifa kanë pësuar nmjë rritje deri në 14%.

Tarifa për sipërfaqen pyll trungishte është e vetmja kategori që ka pësuar ulje, ajo e 2010 ka pasur tarifa më të larta. Po të shohësh tabela kategoritë kanë ulje 10%. Tarifa nuk merret për dëmin, por sipërfaqja përdoret dhe përsa kohë e përdor duhet t'i jepet pronarit një vlerë. Dëmet përfshijnë një mori dhe janë shtuar kategoritë e tyre.

Vendosja e antenave të telefonisë të lëvizshme ka qenë burim financimi prej vitesh. Përsa kohë që kompanitë paguajnë. Ka disa kategori që janë rritur deri në 14%. Janë hequr ndërtimi i bareve restoranteve, apo i dhënies për përdorim për gurore. Është problematike zbulimi i burimeve të reja. Heqjet nga fondet pyjor duhet të jenë të kontrolluara. Qeveria duhet të bëjë në bazë të vlerësimeve në ndikimin në mjedis. Kategoritë që përcaktohet inproduktive janë sipërfaqe brenda fondit pyjor, mund të jenë sipërfaqet shkëmbore përsa kohë është pronë e një subjekti kur jepet për përdorim duhet ti kthesh pronarit një vlerë.

Përsa i përket sektorit të parqeve natyrore dhe kombëtare, Peri thotë se ky sektor ka qenë prej dekadash nën presion dhe se mbetet probleme mungese e njerëzve për të kontrolluar këto territore.

Sektori është nën presion prej dekadash edhe deri në ’90 kemi qenë në pikën që prisnin më shumë sesa rritje, pas 90 humbëm kontrollin mbi territorin. Duhet të jemi koshientë se dhe ndikimi i ligjit të moratoriumi ka ndikimin e vet, por nuk është gjithandej njëlloj. Kemi gati 21% të territorit në mbrojtje, ka dhe vende që se kanë këtë përqindje.  Kemi mungesën e financës dhe njerëzve për të kontrolluar këto territore. Në momentin që vendosim një zonë të mbrojtur t’i qëndrojmë, legjislacioni që lejon rrugica shtojnë nuk duhet të ketë.

Në mungesë të pyjeve ca bie në majë të malit bie poshtë, ndryshimet klimatike ndihem më shumë. Kemi dimra më të ngrohtë. Janë tharët pyjet. Kemi grumbuj pyjesh të tharë, kemi rritje të temperaturave, ndryshimet janë të dukshme dhe në ekosistemin pyll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy