Një "Range Rover" sportiv i prodhuar ekskluzivisht për ish-yllin e futbollit David Beckham është nxjerrë në shitje.
"Range" pritet të dali në ankand dhe të shitet për një shumë 30.000 paund deri në 70.000 paund më pak se ai ka paguar për të.
Beckham ka paguar 100.000 paund për të marrë makinën ngjyrë të gjelbërt, 4x4 e përmirësuar me karakteristikat e tij specifike në 2007.
Ekspertët kanë ndërtuar nga brenda makinën në mënyrë unike, ku përfshihen ndenjëset prej lëkure të punuar me dorë, sistem muzike të bërë me porosi dhe 2 ekrane në pjesën e pasme ku fëmijët e tij mund të luanin PlayStation.
Në Range Rover është instaluar gjithashtu një pllakë me 'Designed for David Beckham'.
Makina është hedhur në ankand në Birmingham's NEC këtë muaj dhe iu është dhënë një çmim fillestar prej 32.000 deri në 36.000.
Arwel Richards, specialist i makinave klasike në CCA, tha se "Ankandi ynë në NEC ofron mundësinë për të zotëruar këtë Range Rover të mahnitshme të personalizuar me origjinë të papërsëritshme".
Richards theksoi se presim që të ketë shumë interes pë Range Rorver Sportv të Davidit, pasi ai paraqet një mundësi fantastike investimi.



