Në zgjedhje me 61 bashki, Asllani: Rama po përbuz aspiratat e qytetarëve për ndarje të re! 2 draftet e PD-së kishin një filozofi

Në zgjedhje me 61 bashki, Asllani: Rama po përbuz aspiratat e qytetarëve për ndarje të re! 2 draftet e PD-së kishin një filozofi

Socialistët nuk pranuan propozimet e demokratëve për shtimin e numrit të bashkive. Lidhur me këtë çështje sekretari për Pushtetin Vendor në PD, Ylli Asllani deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se  Rama e gjen gjithmonë një mënyrë për të krijuar debat dhe tymnajë.

Duke vijuar logjikën e tij, Asllani tha Rama e ka shfrytëzuar bojkotin e PD-së në 2014 dhe i ka shkaktuar vendit dëme të mëdha.

Më tej, Asllani tha se të dyja draftet e propozuara nga PD kishin të njëjtin bosht filozofik.

Kjo është një farsë e  cila përsëritet çdo prag zgjedhje, Rama e gjen një skenë për të krijuar debat apo klauzolë që të krijojë tymnajë. Kjo është një farsë e zakonshme e Ramës që nuk ka lidhje me reformën, ai mezi e priti bojkotin e PD në 2014 dhe e ka shfrytëzuar në mënyrë të pamëshirshme një ndarje elektorale që i ka shkaktuar vendit dëm të mëdha. Fakti që tallet me një pjesë të individëve dhe përbuz aspiratat e qytetarëve për një ndarje të re. Jemi angazhuar si PD për të qenë pranë aspiratës së qytetarëve. Socialistët po e paguajnë votën për Ramën me ikën e fëmijëve. Ndërgjegjja qytetarë po dominim mbi atë partiake. Boshti ideologjik që Rama përdori për të mbajtur afër votuesit po prishen, qytetarët po bëhen të vetëdijshëm se rruga e Ramës është pa krye.

Opozita e filloi. PD funksionon në bazë të rregullave, po të marrësh partitë e spektrit të opozitës janë me një platformë, janë 3-4 individë që i pëlqen ta quajnë veten PD. Nisi me një keqkuptim sepse zunë vendin e opozitës pas qenë opozita. Patëm kontakte dashamirëse me ta. Kjo u arrit. Të dy projektet nga grupi i PD kanë një filozofi, kjo është një fakt d.m.th., opozita nuk ka luajtur nga boshti i saj filozofik. PD është në një fashë mbi 95. Ka një qasje më afër qytetarëve. Kanë ndodhur disa politika që kanë bërë të shpopullohet territori i vendit. Ata njerëz që janë kërkojnë shërbime. Shqiptarët kërkojnë të njëjtat shërbime, krijojnë të njëjtat të ardhura. PD në këtë aspekt është për një ndarje funksionale sa më të mirë të njësive bashkiake. Reforma administrative territorial është vetëm 1/3 e një reforme më të madhe, nuk është vetëm se u nda mekanikisht harta e Shqipërisë.

Më tej, Asllani tha se për hartën territoriale të 2014 Rama nuk është bazuar në kritere shkencore.

Harta territoriale e 2014, Rama nuk është nisur nga kritere shkencore e studimore për të bërë ndarje, nuk ka bërë analizë kostosh dhe shërbimesh. Rama ka marrë thjesht rezultatin e zgjedhjeve vendore të një viti më parë dhe në ato zona ku nuk ka pasur supremaci e ka bashkuar me një zonë tjetër dhe i ka kthyer 2-3 komunat dhe bashkitë në të njëjtën ngjyrë. Tirana nuk është monokromatike, Tirana është qyteti i demokracisë, ka aspirate demokratike qytetarët e të cilëve janë të detyruar të shohin një fytyrë. Opozita nuk ka mundësi ta bëjë atë, dhe sikur ta dojë, por ka tjetër filozofi. PD ndoshta ka humbur nga filozofia e saj, nuk e ka pasur mekanizmin manipulator. Në projektin tonë që ishte i plotë i përfshinte dhe bashkitë dhe ndryshimet nëpër qarqe. Në filozofinë tonë jemi për Shqipërinë e rajoneve, këtë radhë nuk ishte teknikisht vendi, pasi nuk kalon me 84 vota po me 92 dhe kërkon ligj më vete. Po në hartën territoriale ne e vendosëm. Nuk ishte logjika të kërkohej diçka që kërkon ligji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy