
Gjergji Gjika, përfaqësues i biznesit fason, thotë se rënia e euros e ka dëmtuar shumë biznesin. Sipas tij, kostot janë shtuar dyfish.
Jemi në vagonin e fundit, duhet të bëjmë ca politika. Janë shtuar dyfish kostot indirekte. Nëse deri para pandemisë e kishim X koston direkte, sot e kemi 2X.
Neve vitin e kaluar i kemi paguar shtetit 4 mijë euro për punëtor, vetëm nga rënia e euros. Pra, kemi paguar dy rroga. Kjo duhet ndërprerë. Është turp, është krim ekonomik. Dy rroga çdo muaj vetëm nga zhvlerësimi i euros. Pse po bie kjo euro? Vendet e tjera të Open Balkan e kanë ngrirë euron. Ca bën ky? Kërcen tallava?
Gjika tha se janë dy industritë që kanë hyrë në krizë.
Është në krizë industria e veshjeve të brendshme dhe ajo e këpucëve. Janë në krizë prej dy vitesh. Po na afrohet edhe kriza e ofertës ditore europiane.



