Negociatat, Deliu: Niveli i përgatitjes së Shqipërisë ka qenë i mirë, por procesi është sa teknik, edhe politik

Negociatat, Deliu: Niveli i përgatitjes së Shqipërisë ka qenë i mirë, por procesi është sa teknik, edhe politik

<p>Shqipëria mund të përmbyllë deri në vitin 2027 aspektin teknik të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos, e pranishme në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Nirvana Deliu, eksperte e çështjeve të integrimit, thotë se procesi është njëkohësisht teknik dhe politik.</p> <blockquote> <p><em>Deklarata e zonjës Kos ka ardhur edhe nga aktorë të tjerë. Nëse procesi ecën dhe nuk ka ndalesa të aspektit politk, është e mundur që Shqipëria t’i mbyllë negociatat deri në 2027. Shqipëria ka hapur dy grupkapituj, ndërsa të tjerët kanë peshën më të madhe të numrit të kapitujve. Ajo që kemi parë është që puna po vazhdon që të hapet edhe grupkapitulli i dytë. Ajo që kuptohet nga procesi teknik është procesi objektiv. Është Komisionin Europian ai që bën monitorimin e progresit, i cili reflektohet në progres-raportin e vitit. Komisioni ka vetëm pushtetin për të rekomanduar. Nuk mund të vendosë vetë, por mund të pranojë ose jo rekomandimet që vijnë nga Komisioni Europian. Zonja Kos është e qartë kur thotë që ajo që mund të bëjë KE është të shtyjë procesin, por nuk garanton dot dëshirën dhe vullnetin politik. </em></p> </blockquote> <p>Deliu tha se konferenca më e afërt ndërqeveritare mund të jetë në maj ose qershor, kur përfundon edhe presidenca polake e BE-së.</p> <blockquote> <p><em>Data më e afërt do të ishte maji ose qershori. Nga ana tjetër, presidenca polake ka 6 muaj dhe ata mund t’i organizojnë edhe takimet ndërqeveritare për këta dy grupkapituj. Deri më tani, Shqipëria mund të realizojë mbylljen e kapitujve që lidhen me grupkapitullin e gjashtë. Niveli i përgatitjes së Shqipërisë ka qenë i mirë. </em><em>Përmbyllja e negociatave nuk është faza finale. Votimi final mund të vonojë dhe vendeve anëtare mund t’u duhen edhe referendume. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/b-0mcfisbiE?si=r8hXtGPlQWX3rjn1" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy