Rreth 28% e shqiptarëve janë larguar nga vendi në vitin 2015. Një raporti i publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror e rendit Shqipërinë në vendin e dytë së bashku me Xhamajkën.
Në vendin e parë renditet Bosnja dhe Hercegovina, ku një e treta e personave që kanë lindur aty tashmë janë jashtë vendit të tyre.
Një studim i kohëve të fundit nga Agjencia e Kërkimve Pew duke përdorur të dhënat e OKB në 2015 tregon se nëntë vende kanë humbur një të pestën e popullsisë së tyre, që do të thotë 20% e popullsisë së këtyre vendeve janë larguar.
Ndërkohë, një në pesë të lindur në popullatën e Kazakistanit, Sirisë, Trinidad dhe Tobago, Maqedonisë dhe Portugalisë jetojnë në vende të tjera.
Në disa raste arsyeja është e qartë: Konflikti apo rreziku fizik janë faktorët që detyrojnë njerëzit të largohen. Shumë të lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë u larguan në fillim të viteve 1990, kur shpërtheu edhe lufta.
Ka pasur të tjerë eksode, ku më i fundit është ai i popullit sirian, ku 22% ose 5 milionë sirianë janë larguar që prej vitit 2011 kur filloi lufta civile.
Të tjerë lënë vendin e tyre duke kërkuar mundësi më të mira ekonomike.



