
Kievi ka çdo mundësi për të zgjidhur situatën dhe për t'i dhënë fund vuajtjeve të popullit të vet, për sa kohë që përmbush kërkesat e Moskës.
Kështu përsëriti në një konferencë me gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Udhëheqja ukrainase ka çdo mundësi për ta kthyer situatën në normalitet. Ajo ka çdo mundësi për të zgjidhur situatën, duke përmbushur kërkesat e Rusisë dhe, për pasojë, duke ndaluar kështu të gjitha vuajtjet e mundshme të popullatës civile.
Eurodeputetët kanë miratuar një hua prej 18 miliardë dollarësh për të mbështetur Ukrainën. Shifra do të mbulojë rreth gjysmën e 3-4 miliardë fondeve mujore që i nevojiten Ukrainës në vitin 2023.



