Nëse do të mendoni se Partia Socialiste ka vetëm një piktor, Edi Ramën, apo dhe disa mjekë ekonomistë dhe juristë, gaboheni!
E majta në pushtet në grupin e saj ka edhe deputetë që pasion përtej politikbërjes kanë edhe fotografinë. Njëri prej tyre është Fate Velaj, shkrimtar, por dhe një fotograf që në objektivin e aparatit ka portretizuar shumë figura të njohura por edhe njerëz të thjeshtë e që kanë çfarë shprehin duke pozuar.
Mjaft personalitete njohura janë fotografuar nga deputeti Vlorës, por ajo çfarë bie më shumë në sy në profilin e tij janë fotot spontane, portrete të njerëzve në fshatra dhe padyshim të fëmijëve, sytë e të cilëve flasin më shumë se gjithçka. Ne kemi shkëputur disa foto nga profili i deputetit njëherësh edhe mik i afërt me kryeministrin Rama për t’iu treguar pasion për fotot.



