Vrasja e Inanoviç, Sefaj: Dy policë serbë manipuluan provat

Vrasja e Inanoviç, Sefaj: Dy policë serbë manipuluan provat

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka identifikuar pronarin e veturës nga e cila dyshohet se është kryer vrasja e Oliver Ivanoviqit. “Ka ndodhur një vrasje në rajonin verior. Vrasja është bërë ndaj një personaliteti politik. Policia menjëherë ka filluar me hetimet. Pas asaj janë dërguar njësitë nga qendra, pra nga Prishtina, dhe kanë marrë të gjitha materialet dhe janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet rreth këtij rasti”, është shprehur Sefaj në një intervistë për KTV-në. Ai ka konfirmuar se dy policë të Kosovës të komunitetit serb ishin të përfshirë në manipulimin e provave në këtë rast.

“Fatkeqësisht kemi parë se dy policë të Kosovës të komunitetit serb, kanë qenë të përfshirë në këtë rast dhe është bërë arrestimi i tyre. Të gjeturat e para i ka bërë menjëherë policia, ka mbërritur në gjurmët e makinës prej së cilës siç duket është kryer vrasja dhe kemi arritur që të identifikojmë pronarin e makinës. Pronari gjendet në Serbi, kemi kërkuar nga policia serbe që të fillojnë hetime ndaj pronarit të makinës. Në këtë mënyrë e kemi përfshirë në hetime policinë serbe. Informatat e tyre kanë qenë mjaft të përgjithshme dhe ende është duke u hetuar. Presim që të ketë informata edhe nga pala serbe. Ne kemi emrin dhe mbiemrin e këtij qytetari serb, shtetas i Serbisë”, është shprehur ai. Sefaj thotë se Serbia e ka politizuar shumë këtë rast, dhe se ajo nuk po bën punë të mjaftueshme rreth hetimeve.

“Janë duke u ekzaminuar materialet dhe nuk kam detaje të tjera. Rezultatet që ne po i kërkojmë, ato informata deri tani nga ana e Serbisë nuk janë të mjaftueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy