Fitore mes tensionit, Korabi mposht Lushnjën

Fitore mes tensionit, Korabi mposht Lushnjën

Korabi mori një fitore të rëndësishme, teksa mposhti Lushnjën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë e Parë.

Çema i dha avantazhin vendasve në minutën e 26-të, ndërsa Lushnja barazoi shifrat në minutën e 47-të.

Golin e fitores për Korabin e shënoi Kasalla në minutën e 95-të, në një sfidë ku nuk mungoi edhe tensioni, me Lushnjën që e mbylli me 10 lojtarë, pasi Sulovari u ndëshkua me të kuq në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Korabi mban vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa Lushnja mban vendin e shtatë me 26 pikë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy