
Demi Lovato bëri zbulimin tronditës se humbi virgjërinë pasi u përdhunua në moshën 15-vjeçare. Në dokumentarin e saj të ardhshme, Demi Lovato: Dancing With The Devil (Demi Lovato: Vallëzimi me Djallin), këngëtarja foli në lidhje me traumën e saj të fëmijërisë që përfshinte përdhunimin nga dikush që njihte kur ajo ishte një yll i Disney-s.
“Kam humbur virgjërinë në një përdhunim. E telefonova atë person përsëri një muaj më vonë dhe u përpoqa të bëja gjënë e duhur duke qenë në kontroll, dhe gjithçka që bëri ishte thjesht të ndihesha më keq.
Këngëtarja tha se incidenti i tmerrshëm i kujtoi asaj sulmin seksual nga tregtari i saj i drogës në 2018-n, kur ajo ishte në mes të mbidozës së drogës.

“Me të vërtetë e rraha veten për vite me radhë, prandaj edhe e kisha shumë të vështirë të pajtohesha me faktin se ishte një përdhunim kur ndodhi”, thotë Lovato.
Duke kujtuar incidentin e fëmijërisë, Demi tha në dokumentar: “Ne ishim duke u puthur, por unë thashë, ‘Hej, kjo nuk do të shkojë më larg, jam e virgjër dhe nuk dua ta humbas në këtë mënyrë’. Dhe kjo nuk kishte rëndësi për të, ai e bëri gjithsesi. Dhe unë i thashë vetes se ishte faji im, sepse ende shkoja në dhomë me të, sërish shkoja me të”.
Demi shpjegoi se iu deshën vite që ta përkufizonte incidentin si një përdhunim.
“Dhe, e dini çfarë, thjesht do ta them: historia ime #MeToo është që unë i tregoj dikujt se dikush ma bëri këtë, dhe ata kurrë nuk u shqetësuan për këtë. Ata kurrë nuk bënë asnjë hap”.
29-vjeçarja flet edhe për mbidozën nga droga në 2018-n, kur arriti t’i shpëtonte vdekjes.

“Unë jo vetëm që kalova në mbidozë. Unë u shfrytëzova. Kur më gjetën, isha lakuriq, blu. Isha thuajse e vdekur kur ai përfitoi nga unë. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi pasur marrëdhënie seksuale të vetëdijshme. Kisha vetëm një kujtim të tij sipër meje. Mu kujtua ai çast dhe thashë ‘po’. Vetëm një muaj pas mbidozës kuptova: ‘Ju nuk ishit në asnjë gjendje mendore për të marrë një vendim’”.
Burimi: Metro



