Deputetja e PS Sara Mila duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV për ndryshimet në ligjin për dhunën ndaj vajzave dhe grave, tha që futet për herë të parë nocioni dhunë dixhitale.
Sipas deputetet qasja do të jetë një reagim i shpejtë 12-24 orë pas kapjes së dhunës digjitale, ku AMA dhe AKEP do ta heqin përmbajtjen nga rrjetet sociale dhe platformat e tjera.
Ajo u shpreh se do të ketë bashkëpunim edhe me kompaninë Meta, ku do të vendosen filtra për fjalët që do të kategorizohen si dhunë në gjuhën shqipe.
“Ka një veçanti ky rregullim i këtij ligji, që është vendosja e viktimës në qendër, ka një kuadër më gjithëpërfshirës dhuna. Edhe nga eksperienca personale që kalova në fushatë, duke qenë një moshë e re, e kam ndjerë më afër lëkurës si problematikë. Futja e nocionit dhunë digjitale është për t’u duartrokituar në këtë fazë që është Shqipëria. Axhenda e BE i ka në kuadër të qartë limitimet se çfarë quhet dhunë. Është një nen specifik, neni 10. Ligji është mjaft i kuptueshëm në terminologji, nga diskriminimi me fjalë te përdorimi i imazheve të deformuara të personit në fjalë. Qasja do jetë një reagim shumë i shpejtë, pasi dhuna digjitale ndodh shpejtë.
Duhet të jetë 12-24 orë fill pas kapjes së dhunës digjitale, që AKEPI dhe AMA ta heqin konentin e dhunshëm nga rrjetet sociale dhe platformat e tjera. Nuk flitet thjesht për një opinion apo kritike, janë disa fyerje, që janë sjellje të përsëritura dëmtuese, fjalor diskriminues. Ka një limit edhe në këtë aspekt. Arrihet të identifikohet fjala, në bashkëpunim me kompani si Meta, ku vendosen disa filtra në gjuhën që përdoret, ku arrijmë ta kategorizojmë saktë çfarë është dhunë dhe opinion i lirë. E gjitha do të ndodhi me sistem online, jo me sistem mekanik, ku punonjës shohin filtrat, për raste specifike po, kur s’është kapur nga filtra.
Procesi do jetë gjysmë digjital, dhe gjysmë i menaxhuar me burime njerëzore, me patjetër që do ketë rregullim. Kemi një nen të dedikuar 11, që është vetëm për vajzat dhe gratë që janë pjesë e politikës, që është grupi më i targetuar. Po ta kisha ditur më parë që do ishte kaq faturë e rëndë, edhe unë do ta kisha rimenduar përfshirjen në politikë. Gjuha është tejet e ashpër. Politikanët shahen kudo në botë, por në Shqipëri është ekstremisht. Është një tjetër nen 46, ku përfshihen partitë politike, kompanitë, organizmat, institucionet, ku tolerohet dhuna, do ketë masa administrative”.



