Pretendentët demokratë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernie Sanders dhe Hillary Clinton, u përballën ashpër për emigracionin dhe çështje të tjera në debatin e radhës në Florida.
Clinton sulmoi Sandersin duke thënë se ky i fundit ka treguar qëndrimin e tij antiemigracion në 2007. Ndërsa Sandersi u përgjigj duke thënë se Clinton nuk është dakord që emigrantët ilegalë të marrin patentë për drejtim mjeti në SHBA.



