Kisha Katolike reagon mbi situatën në Theth: Jemi të shqetësuar. Dënojmë të gjitha format e dhunës

Kisha Katolike reagon mbi situatën në Theth: Jemi të shqetësuar. Dënojmë të gjitha format e dhunës

Kisha Katolike ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Theth, ku janë raportuar përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë, pas aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve. 

Në deklaratë shprehet shqetësimi për ngjarjen, duke theksuar se dënohen të gjitha format e dhunës, nga cilado pale që vijnë. 

Në deklaratën e bërë nga Arqipeshkevia Metropolitane e Shkodrës thuhet:

Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë. Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën. Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë. Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy