Vreto: S’mund të çojmë demokratët mish për top te LSI, Bashës nuk i volitet të flasë para zgjedhjeve

Vreto: S’mund të çojmë demokratët mish për top te LSI, Bashës nuk i volitet të flasë para zgjedhjeve

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Librazhd, Bujar Vreto, i grupimit “Alibeaj”, direktivat për bashkim të demokratëve në bazë tha se të gjithë ata që kanë mbajtur një qëndrim lidhur me situatën në parti, janë për bashkimin.

Jemi në një ngërç të madh, ka tre momente që duhet të shikohen, momenti juridik, politik dhe njerëzor. Çështja juridike u tejkalua, pasi drejtësia foli.

Ne pranuam vendimin e Zhukrit, por përderisa Gjykata e Apelit mori një vendim tjetër, zhbërjen e vendimit të Zhukrit, ne duhet ta pranojmë dhe jo vetëm PD në tërësinë e saj, por edhe grupimi i Foltores duhet ta pranojë, edhe pse mendojnë se do e çojnë në Gjykatën e Lartë apo Strasburg, demokratët nuk mund të presin, 7 vjet.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai tha se pjesa e Partisë Demokratike që ai përfaqëson, e ka lëshuar hapësirën për bashkim.

Ndërsa mes tij dhe kandidatit tjetër për Librazhdin si përfaqësues i Rithemelimit, Shefki Çota, ai tha se nga të dy kandidatët nuk mund të gjendet kush është më i miri, çdonjëri është më i mirë në kontekstin e vetë, por se ka modalitete për ta gjetur.

Për hir të demokratëve dhe qytetarëve të Librazhdit unë jam gati të gjejmë figurë tjetër, të tërhiqem dhe unë dhe ai.

Të gjendet një djalë apo një vajzë që kanë mirëbesimin e qytetarëve për ta vendosur. Nuk bëhet çështje personale, unë jam i gatshëm për çdo hap por pa negociuar siglën e PD.

Ne nuk mund të çojmë demokratët mish për top te LSI apo një forcë tjetër, por si një parti alternative e pushtetit kjo duhet të ketë kandidatët e vetë dhe kjo parti të jetë e dobishme.

Zoti Basha duhet të kishte bërë shpjegime shteruese, por me sa kuptoj, shpjegimet shteruese janë për trekëndëshin, Berisha- Rama- Meta, për secilin nga këta persona që kanë 32 vjet që dominojnë politikën shqiptare, kur kanë dashur janë marrë vesh me njeri tjetrin, kanë menduar se do jenë të pavdekshëm në ato karrige.

Zoti Basha duke goditur në këtë fenomen, mbase nuk i volitet para zgjedhjeve të flasë, se do të dëmtohet shumë e djathta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy