Kapja e 30 ton kokainë/ Karamuço: Dubai jo më strehë e sigurt, do dalin edhe shqiptarë. Te laboratori i Fierit pati rol DEA (VIDEO)

Kapja e 30 ton kokainë/ Karamuço: Dubai jo më strehë e sigurt, do dalin edhe shqiptarë. Te laboratori i Fierit pati rol DEA (VIDEO)

Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi në MCN Live sekuestrimin e 30 ton kokainë në Dubai, duke theksuar se ky vend nuk është më strehë për grupet kriminale. Karamuço shton se në vijim të operacionit do të dalin edhe grupe shqiptare që kanë aktivitet në Dubai.

Është një megaoperacion i disa shteteve evropiane, i DEA-s, janë futur edhe organet ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara, me sekuestrimin e 30 ton kokainë, shifër rekord, por edhe makinave të shtrenjta, shtëpitë e banimit dhe gjithçka. Ka pasur shumë të arrestuar, s’jemi në dijeni nëse ka shqiptarë.  30 tonë kokainë, është një shifër marramendëse, shkon deri në 1 miliard dollarë, mbase edhe më shumë. Është një shifër që jep një mësim shumë të mirë, që Dubai s’është më një strehë e sigurt për askënd. Ka ndryshuar qëndrimin ndaj grupeve të organizuara, tani jemi përpara një realiteti të ri, ku Dubai s’është më i sigurt për këto grupe dhe duhet të largohen nga ky vend. Mbrapa të gjithë kësaj kanë rol edhe grupet shqiptare. Emiratet e Bashkuara Arabe prej kohës janë vënë përballë një presioni, u futën edhe nga autoritetet evropiane në listën gri, po kthehen në parajsa fiskale. Ku paratë që përfitohen nga aktivitetet e paligjshme janë të ngurtësuara. Në operacionin e fundit janë sekuestruar qindra makina luksoze, apartamente, kjo tregon që bashkëpunimi do vazhdojë, dhe me këtë rast do përfshihen edhe shqiptarët. Kjo është pak, por e pashmangshme”.

Sa i takon zbulimit të laboratorit të kokainës të zbuluar në Fier, ku u sekuestruan 430 kg kokainë, Karamuço e lidh suksesin e operacionit me aktivitetin e DEA-as në Shqipëri. Ai vë në dukje se dyshohet që porositësi i kokainës ka qenë në Dubai. Karamuço mendon se është e vështirë të arrestohen kapot e grupit kriminal, pasi ata asnjëherë nuk lënë gjurmë.

Për mua ka një seriozitet shumë të madh edhe për faktin që është krijuar një zyrë permanente e DEA-s në Shqipëri. Janë 20 agjentë të DEA-s. E ka vlerësuar Shqipërinë si zonë të riskut të lartë, dhe ata morën masat vetë. Kur kemi elitën e organeve ligjzbatuese që merret me këtë gjë, patjetër do shkojë me sukses. Dyshimet janë edhe nga SPAK që porositësi është bërë papë nga Dubai. Porositësi në Kolumbi, pritësi këtu, dhe destinacioni fundor në Fier. Është bërë operacion shumë i koordinuar, priten edhe arrestime të tjera. Nuk dimë ende garantin. Është shumë i rëndësishëm për të thyer doganën, të gjithë aksin rrugor që përshkon nga Hani i Hoti ose Muriqani deri në Fier. Si e administrojnë këtë mall pa u kontrolluar nga askush. Është në vazhdën e një hetimi shumë kompleks. Dyshohet se edhe një nga grupet pritëse është arrestuar. Suksesi ka qenë aplikimi i metodës speciale të dorëzimit të kontrolluar. Kanë qenë dy çipa, një e kishte vendosur organizata kriminale dhe DEA, kur janë hapur janë gjetur në të njëjtin vend. Janë metoda që përdoren më së shumti nga Ndragheta që kapoja s’del asnjëherë, nuk lë asnjë gjurmë. Nuk do arrestohen dot drejtuesit e mëdhenj sepse këta është e vështirë për t’i gjetur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy