Vetëdorëzimi i ish-kryepolicit të Lezhës, Hoxha: Ka pasur marrëveshje, kërkon të lehtësohet

Vetëdorëzimi i ish-kryepolicit të Lezhës, Hoxha: Ka pasur marrëveshje, kërkon të lehtësohet

Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, është dorëzuar dje pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në studion e MCN, gazetari Artan Hoxha tha se dorëzimit mund t’i ketë paraprirë një marrëveshje.

Ishte befasi kur doli emri i tij si i kërkuar. U krijua menjëherë ideja se mund të ketë pasur dekonspirim. Akuzat që iu veshën janë shumë që nga kultivimi i bimëve narkotike, grup i strukturuar, organizim i lojërave të fatit dhe shpërdorim i detyrës.

Drejtorët e qarqeve kanë akses në këto fusha: duan liri veprimi për lojërat e fatit, sepse i kemi ende të palegalizuara. Një nga të ardhurat kryesore që u vjen në qarqe është lejimi i lojërave të fatit të punojnë në mënyrë të paligjshme.

Drejtorët e policisë kanë aksesin të dinë ku lëviz aeroplani monitorues i Guardia di Finanza. Ai ka qenë në detyrë kur është caktuar masa. Një nga njerëzit më të kërkuar është në mes të qytetit. Çdo patrullë që të kap në rrugë quhet arrestim, jo vetëdorëzim.

Në raste të tilla, pasi kam parë edhe dosjen, pjesë e këtyre akuzave, të qenit si pjesë e organizatës kriminale, duket sikur është pikë e dobët në hetim. Fakti që është dorëzuar, patjetër ka bërë një marrëveshje dhe kjo është rrethanë lehtësuese. Është njohur me nivelin e akuzës dhe ka zgjedhur këtë rrugë.

Pse nuk është kapur? Kaq i famshëm sa është si drejtor policie e ka të vështirë të fshihet. Por ndërkohë, di edhe të gjitha taktikat dhe ka lidhjet për t’u fshehur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy